Konkurs për praktikant/e (intern/e) (Afati i fundit për aplikim: 14 Prill 2018) 

Shoqata për Avancimin e Demokracisë “Democracy Lab” ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për aplikime për një praktikant/e (intern/e) në zyrat e saj në Tetovë.

Aftësitë që kërkohen nga praktikanti/ja:

  • Të jetë momentalisht student/e në studimet deri-diplomike (undergraduate) ose post-diplomike në Shkencat Politike, Juridik, Marrdhënie Ndërkombëtare apo Komunikim Ndërkombëtar.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit.
  • Aftësi të shkëlqyeshme ndërpersonale.
  • Fleksibilitet dhe aftësi adaptive.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në gjuhën angleze, maqedonase dhe gjuhën shqipe.
  • Të ketë interes të lartë për shoqërinë civile dhe për hulumtime, veçanërisht me një fokus në marrdhëniet ndërkombëtare, NATO dhe integrime evropiane (BE).

Përgjegjësitë themelore të praktikantit/es:

  • Të zhvillojë aftësitë menaxhuese në projekte duke ndihmuar në shkruarjen të projekteve, planifikimin dhe implementimin e tyre.
  • Të zhvillojë aftësitë hulumtuese dhe analitike duke kryer hulumtime në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, NATO dhe integrime evropiane (BE), me mentorim të anëtarëve të stafit të Democracy Lab.
  • Të zgjerojë njohuritë mbi sektorin e shoqërisë civile duke u bërë pjesë e organizatës dhe projekteve të përbashkëta me organizatat tjera.

 Orari dhe rimbursimi

Praktika (internshipi) është një program tre mujor që fillon më 1 maj 2018 dhe zgjat deri më 31 korrik 2018. Praktika është një pozicion pa pagesë, mirëpo praktikantit/es do t’i mbulohen shpenzimet me një rimbursim mujor prej 4000 denarësh për çdo muaj, ku do të mbulohen shpenzimet personale për kohën sa zgjat programi i internshipit.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për praktikant/e (intern/e) ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi (maksimumi 500 fjalë) ku do të shprehni interesimin dhe aftësitë tuaja, tek aziz@demlab.org. Afati i fundit për dërgimin e aplikimeve është më 14 prill 2018. Në pjesën e subjektit të e-mail duhet të shkruani: Aplikimi për Praktikant/e në Democracy Lab.